Nga Laçi në Peqin për të vjedhur, pranga hajdutit të targave të makinave

0
Gjigandi

Një 33-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi akuzohet për një seri vjedhjesh. Burime zyrtare nga policia e Elbasanit bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A. N., banues në fshatin Sanxhak të Laçit.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autor i 5 vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Peqinit dhe Belshit, në muajin qershor dhe korrik, konkretisht:

•Më datë 02.06.2020, në fshatin Shkozë, Belsh, dyshohet se ka vjedhur targat e mjetit në pronësi të shtetasit Sh. D.
•Më datë 02.06.2020, në fshatin Trojas, Belsh, dyshohet se ka vjedhur targat e mjetit në pronësi të shtetasit A. B.
•Më datë 02.06.2020, në fshatin Çepë, Belsh, dyshohet se ka vjedhur targat e mjetit në pronësi të shtetasit Sh. K.
•Më datë 13.06.2020, në fshatin Bishqem, Peqin, dyshohet se ka vjedhur furgonin në pronësi të shtetasit A. B.
•Më datë 01.07.202, në qytetin e Peqinit dyshohet se ka vjedhur mjetin në pronësi të shtetasit D. Ç.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu