Këngëtarja Loredana Zefi, vazhdon të jetë një emër mjaft i lakuar nëpër mediat rozë.
Ajo është një personazh mjaft i përfolur sidomos pas ndarjes së bujshme nga reperi Mozzik, me të cilin i lidh ende vajza e tyre Hana.
Në paraqitjen e saj të fundit, Loredana është shfaqur e lumtur pranë të bijës.
Derisa po i shijonin rrezet e diellit ato janë parë të buzëqeshura pranë njëra-tjetrës, derisa këto imazhe Loredana i ka ndarë me publikun përmes llogarisë së saj në Instagram.