Një lojtar i Norwich është një nga dy individët që testuan pozitiv për koronavirus nga raundi i fundit i 1200 testeve të Premierligës.
Lojtari pa emër tani duhet të izolohet për shtatë ditë para se të testohet përsëri, që do të thotë se do të humbasë përballjen e ‘Canaries’ me Southampton të premten në mbrëmje.
Një individ në një klub tjetër, ende i paidentifikuar, testoi gjithashtu pozitiv për COVID-19, i cili ka marrë më shumë se 41,000 jetë në Mbretërinë e Bashkuar.
Këtë e konfirmoi vet klubi i Norwich përmes një komunikate.