Një 22 vjeçar, i cili lëvizte me armë zjarri është arrestuar ditën e sotme në Kurbin.
Policia nisi hetimin pas informacioneve të marra nga qytetarët.
Shtetasi L.T. u arrestua në flagrancë për armëmbajtje pa leje gjatë kontrollit nga policia, teksa po lëvizte me një mjet në aksin rrugor Laç – Mamurras.
Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:
Kurbin / Bashkëpunimi me komunitetin vë në pranga një shtetas që lëvizte me armë zjarri me vete.
Sekuestrohet arma e zjarrit tip pistoletë.
Specialistët për parandalimin dhe hetimeve e krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, pas informacioneve të marrë nga qytetarët se një person po lëvizte me armë zjarri me vete, kanë organizuar menjëherë punën ku si rezultat arrestuan në flagrancë shtetasin L.T. 22 vjeç, banues në Fushë Gjormë – Kurbin.
Gjatë kontrollit të tij kur po lëvizte me një mjet në aksin rrugor Laç – Mamurras, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë pa leje.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprën penale ” Armëmbajtje pa leje”.