Një jetë e tërë në dhunë, nëna përballet me djalin: E di sa herë kam fjetur jashtë – Lajmi i Fundit

0
13

Pas disa denoncimeve të bëra në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24 nga i biri dhe ish-bashkëshorti zonja Bedrie Doda ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të përballet publikisht me ta.
Vetëm disa ditë me parë Shefki Doda përsëriti për të disatën herë se shkaku i ndarjes së të birit nga e nusja ishte pikërisht ajo. Ferdinandi tha se e ëma jo vetëm e ndau nga nusja, por tani i ka vënë kundër 2 vajzat e tij dhe kërkon me insistim që ai t’i përzërë ato nga banesa dhe t’i lërë të shkojnë tek nëna e tyre në Itali.

Ai e akuzoi të ëmën e moshuar se e kërcënon me jetë dhe ecën nëpër shtëpi me thikë e sëpatë me vete. Në studio sot kanë qenë djali Ferdinandi, nëna e tij Bedria dhe vajza e Ferdinandit.
“Fatkeqësi që vihem përballë vajzës sime. Nëna siç i ka hyrë le ta zgjidhë. E kam shumë të vështirë përballë vajzës jo nënës”, tha në nisje Ferdinandi.
Edhe për Bedrien nuk ka qenë e lehtë përballja. Ajo uron që mos ta provojë njeri, duke rrëfyer për jetën e vështirë prej 53 vitesh me dhunë bashkëshortore dhe divorcin pas gjysmë shekulli.
“Është shumë e rëndë të jesh përballë fëmijës tënd, mos e provoftë njeri. Jam dhunuar gjithë jetën time, kam fjetur më shumë jashtë se brenda në shtëpi. Shefkiu (vjehrri) pinte dhe më rrihte. Nuk mund të ndahesha atëherë për shkak të mentalitetit, kam 4 fëmijë me të.
Rastësisht kur isha në llixha e pashë familjen e Enkeledës dhe më pëlqeu ta bëja nuse për Ferdinandin. Shefkiu e bëri fakt ditën tjetër, morëm taksi dhe shkuam tek familja e tyre i kërkuam vajzën për djalin. Ishim njohur me ta në llixha. Shefkiu iu tha që për 3 javë na duhet ta marrim nusen se kemi punë në shtëpi. E morëm nusen për 3 javë se na duhej për punë. Ajo punoi 15 vite, Ferdi ka vetëm 4 klasë shkollë dhe ajo nuk donte të shoqërohej me atë shoqëri. Ajo ishte korrekte dhe ishte zonjë. Ky të tregoi sa herë është dhunuar nëna, sa herë ka fjetur jashtë, më ka qëlluar në kurriz, shkoja flija në çadër jashtë edhe kur binte borë. Nuk e mohoj që mbështeta nusen të ikte në Itali”, rrëfeu Bedria.
Ajo tregoi dhunën që përjetonte nusja e saj çdo ditë.
“Këta të dy filluan të ziheshin me nusen, e akuzonin për gjëra të ulëta. Nusja flinte me mua dhe fëmijët, iku nga Ferdi. U zunë një natë dhe ky e kishte rrahur e kishte bërë cope. Plaku i fuste në llafe. I thashë nuses: ‘mos u ndiej, kërko vetëm disa ditë leje të shkosh tek prindërit’. I dha leje Ferdi. Nuk kisha si të ofendoja nusen që punonte nga mëngjesi deri në darkë, hoqi gjithë ato kusure në shtëpi. Plaku i thoshte fjalët më të rënda nuses. I kërkova nuses të merrte në telefon krushkun. I thashë krushkut ‘po pate mundësi hajde merre vajzën për disa ditë’.
Kërkova divorcin nga burri pas 53 vitesh se ai më dhunonte, më thoshte fjalët më të poshtra. Kur isha e re vrapoja dilja e flija jashtë, tani po shkoj 70 vjeç s’kam më fuqi, do rri në shtëpinë time”, deklaroi Bedria.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here