Operacioni mbarëkombëtar “Tempulli”, a do t’i lirojë në sallën e gjyqit sic e ka zakon gjyqtari Hektor Sinanaj të pandehurit? (Vendi “sekret” në Muradie ku bëhen pazaret)

0
Gjigandi

Ditën e djeshme opinioni publik u “habit” nga lajmi se më shumë se 250 persona u arrestuan gjatë natës në rang vëndi si një masë e qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme në luftën ndaj trafikut të drogës.

U kapën me dhjetëra kilogramë kanabis e me mijëra doza kokainë e heroinë. Armë dhe para cash. Nga jugu në vëri kudo ku ishin piketuar “bazat” si të përpunimit, të ruajtjes apo edhe të shpërndarjes.

Një operacion mbarëkombëtar që nisi në të njëjtën orë në disa qarqe të vendit.

Ditën e nesërme një pjesë e të arrestuarve do dalin përpara togave të zeza në Vlorë, vend ku banojnë apo janë arrestuar.

Gjyqtari Hektor Sinanaj dhe çekiçi i “gjëmave”

Çekiçi i drejtësise ndaj bëmave, në duart e gjyqtarit të Vlorës Hektor Sinanaj është shndërruar në çekiçin e “gjëmave”.

RonaTyra

Le t’i rendisim më poshtë faktet.

Gjyqtari Hektor Sinanaj është pothuajsë 60 vjeç dhe ka 20 vite përvojë në sistemin e drejtësise. Ende nuk ka dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (Vettingu shkalla e parë). Sipas gjetjeve të konstatuara deri me tani, ky gjyqtar çalon në disa kritere.

Është një ndër rastet që nuk plotëson as kriterin e pasurisë, as të aftësise në punë e as të etikës.

Hektor Sinanaj vetëm para pak javësh ka liruar nga qelia e komisariatit të Vlorës, një shtetas i cili u arrëstua në flagrancë nga policia me një pistoletë pa leje, me fishek në fole gati për qitje.

Se si u bind gjyqtari, këtë thuhet se e dinë “veshët” e mureve në Muradie, aty ku ai çekiçin e ndëshkimit të bëmave e kthen në çekiçin e gjëmave.

Gjyqtari Hektor Sinanaj në vitin 2021 është ndëshkuar nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësise jo vetëm me vërejtje publike por edhe me reduktim të pages me 40% për një vit, pasi gjyqtari nuk dinte të lexonte ligjin saktë.

E ditën e shtunë, ky gjyqtar i “pa vettinguar”, ka sërish në dorë çekiçin. Të njëjtin që e ka keqpërdorur sa herë takimet në Muradie shkojnë siç ai ka planifikuar.

Por Hektor Sinanaj nuk e mori fare me stres procedimin disiplinor e madje as uljen e pagës.

Pa u mbushur viti nga ky “denim”, Hektor Sinanaj liron nga salla e gjyqit shtetasin Gj.P, personi i cili aksidentoi me gomone në Jalë një çift që po pushonte në shezlong.

Rreth tre javë i plagosuri 31 vjeçar A.S ka qënë në gjëndje të rëndë shëndetësore dhe në kushte hospitalizimi por kjo nuk e ka penguar Hektorin që çekiçin tja “përplasë” në ballë viktimave ashtu si Gj.P i përplasi gomonen sportive thjesht e vetëm se po bënte ca lojëra me mjetin detar.

E shtuna e 16 shtatorit është një provë “zjarri” për 60 vjeçarin e “pavettinguar” të drejtësisë Hektor Sinanaj.

Si do e përdorë çekiçin? Do ndëshkojë bëmën apo do ndjekë “gjëmën”, sipas pazarevë të Muradies?

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu