April Adams, një prostitutë njujorkeze ka publikuar një letër në edicionin amerikan të “Vice”.
Përmbajtja i drejtohet gruas së një klientit të saj, për të cilën ajo ka disa fjalë në mirëbesim.
Sipas April Adams nëse një burrë vendos të paguajë një prostitutë për të bërë seks, do të thotë se martesa nuk shkon siç duhet.
Më poshtë vjen përmbajtja e letrës:
Pyetje dhe përgjigje – “Më lejo të të bëj një pyetje. Kur ka qenë hera e fundit që keni bërë seks 3 herë në javë? Kur ishte hera e fundit që ai u ankua për këtë? Nuk mendon se ai ka vendosur ta heqë problemin nga duart e tua dhe ta vendosë tek të miat?
Lajmi i mirë është se burri yt vjen e më kërkon, dëshiron të rrijë me mua. Shkon në kërkim të emocioneve të ndryshme duke bërë sa më pak rrëmujë. Provo ta imagjinosh çfarë do të ndodhte nëse në vendin tim do të ishte baby-sitter, komshia ose shoqja jote më e mirë. Lista mund të ishte edhe më e gjatë, por e kuptove çfarë dua të them”.
Përfundime – “Ndoshta thjesht nuk do që ai të vijë në shtratin tim. E atëherë po të pyes sërish: “Kur është hera e fundit që keni bërë seks tre herë në javë?” nuk dua të them se unë e bëj më të lumtur se puna jote. Po them që ti ndoshta nuk ke dëshirë të shkosh me të në shtrat kaq shpesh. Ke plot gjëra për të bërë, ose je e stresuar dhe ai nuk pyet më për kënaqësitë e tua si një herë e një kohë.
E kuptoj, ai nuk shqetësohet as për mua dhe kjo është e qartë. Kjo është çështja. Unë jam përbërësi sekret në shumë martesa të shëndetshme, sepse kur ai vjen tek unë, ju të dy bëni seksin që dëshironi. Për sa kohë që ja lejon të mbajë një telefon, mund edhe të arrini deri tek festa e “Martesës së artë”. Të lutem!”