Kylie dhe Travis të ndarë përfundimisht

0
Gjigandi

Ndarja e Kylie Jenner dhe Travis Scott po përflitet prej disa javësh në media dhe teksa aludohej se e gjitha është bërë për të tërhequr vëmendjen, në fakt gjërat qenkan ndryshe!

Megjithëse takohen shpesh për shkak të vajzës së tyre, Stormit, duket se jetët e Kylie dhe Travis paskan marrë të tjera drejtime.

Burime pranë dyshes kanë treguar për “Cosmopolitan” se ata nuk do të kthehen më bashkë.

“Kylie dhe Travis nuk janë ende bashkë. Nuk duket sikur papritur do të pajtohen sërish! Ata kanë objektiva të ndryshme dhe po jetojnë jetë të ndryshme”, ka thënë burimi.

Familja e Kyliet dëshiron që 22 vjeçarja të kthehet sërish me reperin, pasi sipas tyre ishte i duhuri për të megjithatë duket se biznesmenja nuk është e atij mendimi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu