Këngëtarja e njohur shqiptare Dhurata Dora njihet për talentin e saj në muzikë.
Ajo së fundmi përmes llogarisë së saj në Instagram, ka paralajmëruar këngën e re që pritet ta sjellë.
Kënga do të jetë një bashkëpunim me këngëtarin Azet.
Ky nuk është bashkëpunimi i parë i saj me të, pasi pak muaj më parë ajo ka bashkëpunuar me Azet, në këngën “Lass Loss” që u prit mjaft mirë nga publiku.
Kujtojmë që xhirimet e videoklipit janë bërë në Spanjë.