Kryebashkiaku i Mirditës, Ndrec Deda është vetëkarantinuar në shtëpi pasi ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Mësohet se izolimi i tij ka nisur që prej një jave.
Lajmi në fjalë është konfirmuar nga Strukturat Shëndetësore Lezhë, ndërkohë që duhet thënë se gjendja e kryebashkiakut paraqitet e mirë.