Karantina nuk ka ndikuar aspak mirë në marrëdhënien e Kim Kardashian dhe Kanye West.
Mediat e huaja kanë raportuar se martesa e tyre është në krizë dhe ata kanë debatuar shumë me njëri-tjetrin.
Më herët ylli i reality show në një intervistë për “Us Weekly” është shprehur se qëndrimi në karantinë ka rezultuar i vështirë sepse i duhej të merrej me 4 fëmijëve dhe Kanye nuk e ndihmonte dhe kjo ka bërë që të grindeshin me njëri-tjetrin.
“Hollywood Life” shkruan se për shkak të këtyre zënkave, martesa e tyre është në krizë.
Mendohet se Kanye është larguar nga shtëpia bashkë me 4 fëmijët për t’i krijuar hapësirën që i nevojitet Kim Kardashian.
“Ajo i do fëmijët shumë, por si çdo nënë, edhe asaj i duhej pak kohë për veten. Ajo kishte nevojë për një pushim nga fëmijët. Kishte nevojë për paqe dhe kohë të qetë për veten e saj personalisht, por edhe për shkak se ajo duhej të përqëndrohej në studimet e saj të drejtësisë dhe në takimet e biznesit. Ishte ideja e Kanye për t’u larguar”, ka thënë një burim për “Hollywood Life”.