Krimi në Dibër, identifikohet njëri nga viktimat/ Ja emri – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Një sherr mes dy vëllezërve për një tokë ka përfunduar me një bilanc tragjik.
Babai dhe njëri nga vëllezërit janë vrarë nga vëllai tjetër.

Burimet policore kanë bërë të ditur se është identifikuar viktima e parë, që është Kujtim Dakuci.
Emri i vëllait tjetër që ka ndërruar jetë ende nuk dihet.
Nga të dhënat e deritanishme është mësuar se sherri ka nisur mes dy vëllezërve për një copë tokë.
Në këtë sherr është futur babai për ti ndarë.
Por njëri nga vëllezërit ka marrë armën dhe ka qëlluar ndaj babait dhe vëllait.
Të dy kanë mbetur të plagosur rëndë, por për shkak të largësisë me spitalin, kanë ndërruar jetë.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetime

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu