Informacionet nga pala greke në Kakavije, konfirmojnë se minutat e fundit kryetari i Qarkut të Janinës Aleksandros Kahrimanis, ka kërkuar prej zëvendës ministrit të Mbrojtjes Sociale Nikos Hardalias që të anulojë për nesër çeljen e kufirit në Kakavije pasi infrastruktura nuk është gati në territorin grek.
Duket se arsyeja kryesore për Karhrimanis është mungesa e tuneleve dizinfektues në pjesën greke të Kakavijës çka është e rekomandueshme dhe e domosdoshme në bazë të protokolleve antiCovid-19 të ndërmarrë nga qeveria greke me vendim të posacëm për të gjithë shtetasit shqiptarë që do të hyjnë në territorin grek.
Kërkesa e Kahrimanis, është pranuar nga zyrtari i qeverisë greke çka do të thotë se nesër kufiri me Greqinë në Pikën Kufitare të Kakavijes do të qëndrojë i mbyllur deri në një afat të dytë. Kjo varet nga instalimi i tuneleve dizinfektues që deri më tani mungojnë në palën greke.