Koeman flet pas problemeve që pati me zemër: Isha në shok, por tani po ndihem mirë

0
Gjigandi

Trajneri holandez ka treguar për situatën e tij, pas problemeve që së fundmi pati me zemër.

Selektori i kombëtares së Holandës, Ronald Koeman, ka thënë se po ndihet shumë mirë, pas shokut që përjetoi së fundmi, kur u dërgua në spital, pasi pati probleme me zemër.

Koeman u dërgua në spital gjatë së dielës dhe pati një operim, pasi kishte dhimbje në gjoks.

“Vikendi i kaluar ishte një shok. Për mua, por mbi të gjitha për familjen dhe shoqërinë. Fatmirësisht doktorët më ndihmuan në mënyrën më të mirë dhe u jam mirënjohës për këtë”, ka shkruar Koeman në ‘Twitter’.

“Ishte e mrekullueshme të shihja sa njerëz lëviznin. Jam falënderues për të gjitha mesazhet e ëmbla që kamë pranuar nga njerëzit që njoh dhe nga klubet, por gjithashtu edhe nga njerëzit që kurrë nuk i kam takuar. Kjo më forcoi dhe jam falënderues për këtë”, ka shtuar trajneri.

RonaTyra

“Në këtë moment, po ndihem shumë mirë. Kjo do të thotë se do të vazhdojë punën time me përkushtim të plotë, sapo topi të fillojë të rotullohet përsëri. Përsëri: Faleminderit për mbështetjen. Do të shihemi së shpejti”, ishin fjalët e Koeman.

Ronald Koeman ka bërë punë të shkëlqyer me kombëtaren e Holandës dhe së fundmi është lidhur edhe me një kalim të mundshëm te Barcelona. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu