Liverpooli e ka fituar titullin kampion të Anglisë pas 30 vjetësh. Menjëherë pas fitores së Chelseat ndaj Manchester Cityt që ia siguroi titullin Liverpoolit, trajneri i të kuqëve, Jurgen Klopp mes lotësh ka dhënë një intervistë për Sky Sport.
“Të bëhesh kampion me këtë klub është absolutisht e jashtëzakonshme,” tha Klopp i emocionuar, transmeton Sinjali Sportiv.
Ai u shpreh se titulli është edhe për legjendën e klubit, Steven Gerrard , i cili duhej të priste kaq gjatë për ta parë këtë titull në dorën e kapitenit Henderson, pasi vet nuk arriti ta kapte.
Tears of joy from Jurgen tonight…#LFC #Liverpool #Klopp pic.twitter.com/uudHlf8GrM
— LFC Photo (@LFCphoto) June 25, 2020
Për shkak të koronavirusit, askush nuk e dinte se çfarë do të ndodhte me kampionatin anglez dhe sezonin futbollistik në përgjithësi. Tani është gjithçka e kryer dhe një fund i bukur për Kloppin dhe për tifozët e shumtë të Liverpoolit që pritën kaq gjatë për këtë festë.
“Kjo është për ju atje atje”, tha Klopp. “Shpresoj të qëndroni në shtëpi ose të paktën të dilni vetëm jashtë shtëpisë tuaj. Festojeni atë”.
Në fund, Klopp u ndal nga lotët dhe nuk mundi të vazhdonte.
“Nuk kam fjalë, është një moment kaq i madh. Jam tërësisht i emocionuar. Asnjëherë nuk kam menduar se do të ndihem kështu. Është thjesht e madhe”, tha ai i përlotur. “Më falni zotërinj”, përfundoi Klopp duke u larguar. “Deri atëherë, të gjitha më të mirat!”.