Bob Kulick, i cili luajti kitarë për grupin rock, Kiss, ka vdekur, njoftoi vëllai i tij në Twitter.
Në moshën 70-vjeçare ka ndërruar jetë kitaristi i ‘Kiss’, Bob Kulick.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur vëllai i rokerit, Bruce, përmes një postimi në Instagram.
“Me zemër të thyer më duhet ta shpërndaj lajmin për vdekjen e vëllait tim, Bob Kulick. Dashuria e tij për muzikën dhe talenti si muzikant dhe producent duhet të kujtohet gjithmonë”. “E di se ai tani është në paqe me prindërit e mi, duke luajtur në kitarë sa më zhurmshëm që është e mundur”.
“Ju lutem, respektojeni privatësinë e familjes Kulick gjatë kësaj periudhe pikëllimi”, ka shkruar Bruce Kulick, i cili po ashtu ka qenë pjesë e grupit “Kiss” në të kaluarën.