Kim dhe Kanye drejt divorcit, zbulohet sherri gjatë karantinës

0
Gjigandi

Çifti i njohur Kim Kardashian dhe Kanye West së fundmi janë bërë temë diskutimi në mediat rozë. Kjo pasi nga persona pranë tyre, është folur për një krizë që po çon drejt divorcit.

Një martesë prej 6 vitesh, fryt i së cilës janë katër fëmijë, duket se ka nisur të ketë probleme serioze.

Sipas mediave të huaja thuhet se sherri mes tyre ka nisur gjatë periudhës së karantinës, pasi Kim i ankohej vazhdimisht se nuk po e ndihmonte aspak me fëmijët. Kim ishte shprehur e revoltuar dhe se ndihej tejet e lodhur dhe e mbingarkuar, pasi gjatë asaj periudhe ajo nuk kishte mundësi që të punësonte një dado për fëmijët për shkak të distancimit social.

“Ajo po përpiqet të jetë një nënë shembullore dhe në të njëjtën kohë të përqendrohet në studimet e saj për drejtësi dhe të përmbushë detyrimet e saj profesionale, e kjo është e vështirë pa ndihmën e Kanye”, ishte ky komenti i burimit pranë çiftit.

Ajo që është vënë re së fundmi dhe është marrë si një “mesazh” për problemet e saj, ka qenë reagimi i Kim në rrjetet sociale, ku zakonisht është shumë aktive. Ajo nuk ka postuar asnjë foto me bashkëshortin së fundmi dhe gjatë periudhës së karantinës, postimet më të shpeshta kanë qenë vetëm me fëmijët.

RonaTyra

Megjithatë të gjitha këto mbeten ende të pakonfirmuara dhe çifti nuk ka bërë asnjë reagim, as për t’i hedhur poshtë zërat për ndarje por as për t’i konfirmuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu