Khloe Kardashian tregoi linjat trupore nga palestra.
Khloe Kardashian vazhdon t’i bëjë konkurrencë motrave të saj Kim dhe Kylie me format trupore.
Vite më parë ajo kishte qenë shumë më ndryshe, pasi kishte më shumë kile, por tani ka arritur formën më të mirë duke u kujdesur në maksimum për linjat.
Së fundi, bukuroshja ka ndarë me ndjekësit fotografi nga palestra, në të cilën ishte veshur me veshje sportive dhe u shfaq pa grim në fytyrë.
Khloe tregoi edhe kësaj radhe se po kujdeset në maksimum për fizikun edhe në këto ditë pandemie.