Këshilli politik, Koka: Rama nuk e pëlqeu përfaqësimin e Gjiknurit, kërkon ta marrë vetë në dorë

0
Gjigandi

Debati për ndryshime kushtetuese do të ulë edhe njëherë palët në tryezën e Këshillit Politik, por këtë herë, krahas bashkëkryetarit Damian Gjiknuri do të jetë pjesëmarrës dhe kryeministri Edi Rama.

Ndërsa nga ana e PD-së, kryedemokrati Basha vendosi të sjellë sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi.

I ftuar në një intervistë për RTV Ora, gazetari Bledian Koka u shpreh se kryeministri Rama nuk e ka pëlqyer përfaqësimin e Gjiknurit në këshillin politik ndaj kërkon të marrë vetë frerët në dorë.

Uljen e kryeministrit në tryezë, Koka e sheh si tentativë për të konsoliduar pushtetin e tij.

Koka: Nxitimi vjen në faktin që Rama i tentoi të gjitha mundësitë dhe mekanizmat në Këshillin Politik që të garantojë një proces që e kontrollonte ai përmes administratës zgjedhore. Ne kujtojmë që jemi në një vend ku askush nuk mund të thotë që administrata aktuale është jo politike. Nëse nuk i besojmë njëri-tjtetrit, t’i besojmë të paktën OSBE-ODIHR që jo më pak se 1 vit më parë ka thënë që në Shqipëri 70-80 përqind e administratës publike është e politizuar. Ne kemi një fryrje të administratës publike. Nga 80-90 mijë që ka qenë në kohën e PD-së tani e kemi me 160 mijë, pra një dyfishim. Nuk ka diskutim që kjo administratë nuk garanton pavarësinë e procesit të numërimit. Rama duke dështuar te kjo pjesë dhe duke qenë shumë kritik me Gjiknurin. Rama është shumë i zhgënjyer me mënyrën se si Gjiknuri ka negociuar në Këshillin Politik. Ndaj ai duke mos pasur më besim tek përfaqësia e Gjiknurit përballë PD-së ka vendosur që të shkojë dhe të marrë vetë frerët në dorë të asaj që do jetë një negociatë shumë e rëndësishme. Opozita e bashkuar duhet të jetë shumë e kujdesshme për ato që të pranojë dhe do lëshojë. Nuk është asgjë tjetër veçse tentativa e pastër e Ramës, jo vetëm për të konsoliduar pushtetin e tij në tavolinë, por edhe një rrezik i madh për atë që është thelbi i demokracisë, vota e lirë.

RonaTyra

Githashtu Koka deklaroi se Shqipëria është vendi i tretë që kërkon të bëjë ndryshime kushtetuese në një kohë pandemie, diçka që për gazetarin nuk është normale.

Koka: Gjithë presionin që u ushtrua nga faktori ndërkombëtar sigurisht që e ka dhënë efektin e vetë. Nuk e propozoi Rama uljen në takim, ishte Presidenti Meta që më herët ka bërë një ftesë që debati për ndryshimet kushtetuese të kthehet aty ku duhet të zhvillohet. Rama i është bindur duke parë presionin ndërkombëtar. Të diskutohet për ndryshime kushtetuese është gjë e mirë, por në kohë pandemie nuk më duket normale. Praktikisht vetëm dy vende, Kina që i dha pushtet absolut Xi Jinpingut dhe Rusia që i dha pushtet Putinit. Të njëjtat gjëra, vendi i tretë është Shqipëria e kryeministrit Edi Rama. Që këtu ka diçka që nuk shkon me logjikën. Pse është gjithë ky nxitim për ndryshimin e kushtetutës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu