Kryeministri Edi Rama i kërkoi Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim që të mos e bojktojnë sot mbledhjen e Këshillit Politik, e thirrur për pasditen e sotme nga ana e socialistit Damian Gjiknuri.
“Sot në 17:00 është propozuar nga ana jonë përmes Damian Gjiknurit mbledhja e Këshillit Politik. Përsëris apelin për OP jashtëparlamentare që të mos e bojkotojë Këshillin Politik dhe të vijojmë dialogun tripalësh së bashku me OP parlamentare, për reflektimet e risive kushtetuese!’, shkruan Basha në rrjetet sociale.
Por nga ana e saj opozita ka kërkuar që takimi mos të bëhet sot, por të shtyhet për nesër.
Pas takimit të djeshëm, firmosjes së paktit me opozitën parlamentare për ndryshimet kushtetuese, Rama ka nisur lëvizjen e radhës duke kërkuar që bindë për këtë nismë edhe opozitën jashtë parlamentare.