Këngëtarja goditi të dashurin me thikë, por i shpëtoi burgut ngase gjykatësi vlerësoi se marrëdhënia e tyre ishte ‘toksike’.
Një këngëtare australiane që goditi me thikë ish të dashurin e saj gjatë një debati të ndezur pasi kishin pirë në një garazh, ka shmangur burgun, shkruan DailyMail.
Partneri i Keely Eggmolesse, 24 vjeçe, me të cilin ishte në lidhje prej tre vitesh kaloi pjesën më të madhe të ditës duke pirë në garazhin e shtëpisë së tyre në Sunshine Coast më 24 prill 2018.
Ishte vonë në orët e pasdites kur dyshja filluan të grinden, njoftoi Courier Mail.
Burri në të 20-at e tij u përpoq të linte garazhin, por Eggmolesse e kishte armatosur veten me thikë.
Këngëtarja u bë agresive dhe tundi thikën tek partneri i saj, duke e goditur në pjesën e brinjëve në anën e majt të trupit të tij.
Viktima u dërgua me nxitim në spital me një plagë 1 cm në gjoks.
Eggmolesse u paraqit në Gjykatën e Qarkut Maroochydore të mërkurën, ku ajo pranoi se është fajtore për dhunën në familje.
Gjatë seancës së dënimit, prokurori Will Slack insistoi për një dënim me dy vjet e gjysmë burg, pasi tha se vepra ishte penalde, për faktin se është dhunë në familje dhe u përdor arma potencialisht vdekjeprurëse.
Por, avokati, Nathan Turner tha se klientja e tij ishte me ‘karakter të mirë’ dhe se ngjarja ndodhi kur marrëdhënia e tyre ishte jo e mirë.
Në fund, gjykatësi tha se duket se ngjarja erdhi si pasojë e mosfunksionimit të lidhjes, ai e dënoi atë me 18 muaj burg të pezulluar.