Pink, një ndër këngëtaret më të preferuara në botë ka njoftuar tërheqjen nga muzika. Ylli i muzikës ka thënë në një intervistë për “Entertainment Tonight” se ka menduar të largohet nga muzika për një kohë ende të pacaktuar, pasi ka vendosur t’i përkushtohet familjes.
Nëna e dy fëmijëve ka pohuar se pas karrierës së ngjeshur që ka pasur këto 2 vitet e fundit është koha që tashmë të pushojë pak, ndonëse nuk ka thënë se sa do të jetë periudha që do të qëndrojë larg muzikës.
“U bënë dy vite e gjysmë me regjistrime dhe turne dhe Willow është rikthyer në shkollë, ndërsa Jameson do të jetë parashkollor së shpejti, prandaj ky është viti i familjes. Carey ka gjithashtu shumë gjëra për të bërë. Ai më mbështet shumë. Më ndjek rreth botës dhe tani është radha e tij.”- është shprehur këngëtarja.