Këngëtari spanjoll me famë ndërkombëtare, Pablo Alboran e pranon Instagram: Jam homoseksual

0
Gjigandi

Këngëtari spanjoll me famë botërore, Pablo Alboran, doli hapur si homoseksual para 5.4 milionë ndjekësve të tij në Instagram të mërkurën.

Pablo është i njohur si artist për publikun mbarëbotëror, teksa vitin e kaluar ai ka bashkëpunuar edhe me një shqiptare, përkatësisht artisten me famë ndërkombëtare, Ava Max, në këngën e titulluar “Tabu”.

Në një video të gjatë tre minutëshe, këngëtari 31-vjeçar, i cili ka kontratë me shtëpinë e madhe diskografike ‘Warner Music’, ndau të vërtetën e tij dhe u tha fansave se dëshiron që kjo dalje e tij të shihet si frymëzim, shkruan DailyMail.

“Sot, unë dua që zëri im të jetë më i lartë dhe që ai të ketë më shumë vlerë dhe peshë”, tha ai. “Unë jam këtu për t’ju thënë se jam homoseksual dhe është në rregull”, tha Pablo.

Duke folur drejtpërdrejt me kamerën, këngëtari nga Malaga u ul pranë pianos së tij dhe foli me fansat për punën e tij për të luftuar për gjithëpërfshirje.

RonaTyra

“Jeta vazhdon, gjithçka do të mbetet e njëjtë, por do të jem pak më i lumtur se sa jam tashmë”, tha artisti i cili në nëntor të vitit 2019 bashkëpunoi me këngëtaren e njohur shqiptare, Ava Max.

Ai vazhdoi: “Ne duhet të rishqyrtojmë jetën tonë, karrierën, çfarë na bën dhe nuk na bën të lumtur”.

Pablo dukej se adresonte përçarjen në të gjithë botën dhe pandeminë duke e quajtur vitin 2020 ‘të hidhur’.

“Unë mendoj se ne shpesh harrojmë dashurinë që na bashkon dhe na bën më të fortë”, tha ai.

Ai falënderoi familjen e tij për sigurimin e një mjedisi pranues për të qenë ai që ishte dhe të kishin lirinë me miqtë dhe vlerën e tij për të qenë ai vetë.

Megjithëse, i nominuari për Çmimin “Grammy” gjithashtu pranoi që jo të gjithë janë aq me fat.

“Por për fat të keq, ka kaq shumë njerëz që nuk kishin të njëjtën përvojë që unë pata”, tha ai.

Duke vazhduar të thotë se ai shpreson të jetë një frymëzim për të tjerët dhe ta bëjë udhëtimin e tyre më të lehtë.

Duke thënë: “Kjo është arsyeja pse sot, pa frikë, shpresoj se mund ta bëj më të lehtë udhëtimin e dikujt me këtë mesazh. Por mbi të gjitha, unë e bëj këtë për mua”.

Ai shtoi: “Muzika është liri, unë dua të ndihem aq i lirë sa këngët e mia”.

Pablo ka publikuar tri albume në studio dhe dy albume live. Albumi i tij i parë u publikua në vitin 2011, i dolli atij tri nominime në “Grammy” dhe e ngjiti atë në vend të parë në Spanjë, n՝ listën e albumeve më të mira të vitit.

Në video ai gjithashtu njoftoi se është duke punuar në albumin e tij të tretë në studio dhe se puna e re është special speciale për të.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu