Klikimet e artistëve shqiptar në Youtube vazhdojnë të jenë temë e diskutimeve duke u aluduar se shumë nga ta i kanë të blera.
Disa këngëtarëve madje e kanë thënë edhe publikisht duke akuzuar kolegët e tyre për numrin madh e klikimeve, e të njëjtën gjë së fundi e ka bërë edhe këngëtari i njohur, Enis Bytyqi.
Në disa postime në Instagram, Enisi ka bërë krahasimin me klikimet e yjeve botërore si The Weeknd dhe Jason Derulo.
“The Weeknd i bën dy milionë për një ditë (artisti më i suksesshëm për momentin)… e na po i bojm ka 3-4 per ni dit, kur doni mi lon kto fore oj estradë”, ka shkruar këngëtari.
Duke vazhduar me një tjetër postim: “500k per ni Dit kti…shum i Dobt koka… një m*t i njëjtë”.
Por, nisur nga “shpërthimi” i disa artistëve shqiptar edhe në vendet e Evropës, këto klikime edhe mund të jenë reale, për më tepër gjykojeni vetë.