Të shtëna me armë zjarri në Velipojë/ Policia në kërkim për të plagosurin dhe autorin

0
Gjigandi

Mbrëmë të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në afërsi të plazhit të Velipojës. Nga të shtënat dyshohet se ka një të plagosur, i cili ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes.

Akoma nuk dihen shkaqet e ngjarjes së ndodhur dhe policia është vënë në kërkim të autorit dhe të personit të plagosur.

Policia ndodhet në vendngjarje për të mësuar më shumë për detajet. Gjithashtu atje ndodhet edhe ambulanca e spitalit Rajonal të Shkodrës.

Shkëmbimi me armë zjarri ka ndodhur në afërsi të lokaleve të plazhit. Akoma nuk dihet identiteti i personave të përfshirë në këtë ngjarje dhe priten të tjera detaje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu