Mbase është krejtësisht e panevojshme që të krahasohemi ndonjëherë me kohën e kaluar, por në disa raste duhet kthyer kujtimet për të parë se si ka qenë e kaluara.
Mbase nga kjo është nisur edhe këngëtari Butrin Imeri, i cili këto ditë ia mësyju të bëjë një super cover me këngën e këngëtarit të shumë hiteve Naser Berisha.
Por, sa mëkat është kur një këngë perlë, një vit i pavdekshëm “vritet”, nga një këngëtar që nuk ka fare mundësi vokale për ta kënduar një këngë kaq madhështore, shkruan “Bota Sot”.
Dhe frustrimi i Naser Berishës është me të drejtë, dhe shumë me vend, i cili në murin e tij në facebook ka publikuar coverin që ka bërë Butrinit dhe që ka lënë këtë shënim “Me m‘pas vet ja kisha leju me ba cover, e tash spo di çka me i thane “.
Me m‘pas vet ja kisha leju me ba cover, e tash spo di çka me i thane 🤦🏽♂️
Posted by Naser Berisha on Friday, 17 July 2020