Kate Middleton shfaqet në publik me vëthët me gurë zafiri të Dianës!!

0
Gjigandi

Në një zgjedhje duket të minutës së fundit, Kate Middleton ka zgjedhur të vendosë vëthët me gurë zafiri të princeshës Diana.

Dukesha e Kembrixhit I ka kombinuar ato me fustanin  e trashë ngjyrë blu e të puthitur pas trupit që veshi në eventin e Trustit Kombëtar të Emergjencave në Londër, një qendër bamirësie private që do të sigurojë përgjigje emergjente ndaj fatkeqësive të tilla në Britaninë e Madhe si zjarri i tmerrshëm i Kullës Grenfell.

Williami ishte parashikuar në fillim të merrte pjesë i vetëm në event, dhe bashkëshortja u “shtua“ në axhendë vetëm këto ditët e fundit.

Dukesha mbante një fustan nga Emilia Wickstead, forma e të cilit theksohej me një rrip të trashë në mes, i cili qe kombinuar me mjaft hijeshi me spilën në fotrmë lulëkuqe, këpucët e zeza nga Jimmy Choo dhe cantën e zezë të dorës me lëkurë krokodili.

RonaTyra

Megjithatë, vëthët ishin pika e fortë e veshjes së saj, ashtu sic kanë qenë dikur një pikë e fortë edhe e veshjeve të Dianës.

Image

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu