Kanye West kërkon divorcin nga Kim Kardashian dhe fshihet në bunker

0
Gjigandi

Kanye West po qëndron i fshehur në një bunker në fermën e tij prej 15 milionë eurosh në Uajoming, pasi nuk i beson familjes Kardashian.

Bashkëshorti i Kim Kardashian, i cili aktualisht po kandidon për President të SHBA, është mbyllur në bunker pas disa frazave në Twitter mbi gruan dhe vjehrrën e tij. Ai shkroi se është përpjekur të divorcohet nga Kim Kardashian që kur ajo u takua me reperin Meek Mill në një hotel. Gjithashtu e quajti vjehrrën e tij “Kris Jong-un” dhe e akuzoi si supremaciste të bardhë.

“Ato të dyja u përpoqën të më fusnin në çmendinë. Nxorën një deklaratë pa miratimin tim… nuk vepron kështu gruaja”, shkroi Kanye, përpara se t’i fshinte këto postime në Twitter gjysmë ore pasi i shkroi.

Burime për “The Sun” thanë se Kim dhe Kanye po jetojnë të ndarë dhe kanë pasur shumë zënka gjatë karantinës.

“Tashmë, Kanye po jeton në bunkerin e emergjencave, i cili është i pajisur me ushqime, dhe në shoqërinë e njerëzve të tij të besuar. Kim dhe familja e saj nuk hyjnë te njerëzit e tij të besuar”, thanë burimet.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu