Kadastra e Vlorës vazhdon të mos ketë qetësi, lë detyrën Jurgen Pilkati! I shtati drejtor i larguar në 10 muaj

0
Gjigandi

Kadastra e Vlorës vazhdon të mos gjejë qetësi. Për të 10 muaj radhazi, nga ky institucion janë larguar 7 drejtues, i fundit është Jurgen Pilkati, i cili qëndroi në detyrë vetëm një muaj e gjysmë.

Ky largim vjen pas deklaratës të pak ditëve më parë të Damian Gjiknurit, i cili tha se në krye të Kadastrës do të vendoset një drejtor nga Vlora.

Si është historia e këtij institucioni, që brenda 10 muajsh ka ndërruar 7 drejtorë? Bilbil Aliaj zëvendësoi në këtë post Taulant Canametin, drejtuesin e komanduar që qëndroi në krye të Kadastrës së Vlorës për rreth 4 muaj, pas dorëheqjes të bordit drejtues. Para Canametit në krye të Kadastrës ishte Elona Hodaj, e cila mori detyrën më 19 shtator. Shkak i largimit të drejtuesve të Kadastrës së Vlorës është bërë një vendim i Gjykatës së Lartë për një pronë në bregdet në Jalë.

Para Hodajt në krye ka qenë Alteo Nazeraj, një nga punonjësit e Kadastrës që ndenji vetëm 10 ditë në detyrë, ku ish-drejtori Florian Almadhi kishte kërkuar hetim për tjetërsim pronash. Florian Almadhi dha dorëheqjen pas 5 muajve në detyrë, ndërsa së bashku me të janë shkarkuar n/drejtori dhe tre specialistë të institucionit më 9 shtator 2019.

RonaTyra

Në datën 11 shtator zbarkoi në këtë institucion anti-krimi ekonomik, ndërsa në hetim u vendosur 23 punonjës, pasi akuzohen se kanë tjetërsuar pronën e një personi në Jalë duke ia kaluar një tjetri. Report Tv siguroi edhe një urdhër, që ish-drejtori Almadhi në 25 qershor 2019 lëshoi për një hetim për 21 specialistë lidhur me tjetërsimin kësaj prone. Mes specialistëve të hetuar ishte dhe Alteo Nazeraj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu