Pallati i anuar 70 cm/ Banorët në protestë: Duam ekspertizë të thelluar

0
Gjigandi

Banorët e pallatit 10 katësh të dëmtuar rëndë në lagjen numër 5 kanë protestuar para prokurorisë së Durrësit.

Ky pallat i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit është konsideruar si i pabanueshëm nga ekspertizat private, që vetë banorët kanë bërë me iniciativën e tyre, ndërkohë që nga instituti i ndërtimit nuk është marrë një vendim i tillë.

Pas dy tërmeteve të vitit të kaluar, banorët kanë bërë denoncim në prokurori duke paditur ndërtuesit për punime jocilësore.

Ata shpresojnë që të merret një vendim për shembjen e tij, pasi sipas ekspertizave private të kryera, pallati është anuar në një largësi deri 70 cm.

RonaTyra

Banorët akuzojnë prokurorinë se është bërë palë duke zvarritur procesin dhe duke mos marrë në konsideratë ekspertizat e kryera nga vetë banorët.

Ndërtesa pësoi dëmtime të konsiderueshme që në tërmetin e parë në 21 shtator, ndërsa ai i radhës e përkeqësoi atë.

Emrat e banorëve kanë dalë edhe në listat e familjeve që përfitojnë dëmshpërblim për dëmet e tërmetit, por ata janë shprehur se nuk do të paraqiten për t’u bërë pjesë e kësaj skeme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu