Justin Bieber akuzohet për sulm seksual ndaj dy femrave

0
Gjigandi

Dy femra e kanë akuzuar këngëtarin Justin Bieber, për sulm seksual, të cilat kanë shpërndarë eksperiencat e tyre në rrjete sociale.

Ditën e djeshme (e shtunë), një vajzë e identifikuar si Danielle ka treguar përmes rrjetit social Twitter në detaje, se si ata janë takuar në një event në vitin 2014, shkruan Vulture.

“Unë dhe shoqëria ime ishim duke shijuar gjithë natën. Një mashkull u afrua pranë nesh dhe na pyeti nëse donim ta takonim Justin. Sigurisht që thash po”, u shpreh ajo.

Sipas saj Bieber ishte kënaqur pak me shoqërinë e tij, e më pas u ftoi të gjithë që të shkonin në dhomën e nje hoteli.

“Justin bindi që to mos thoja asgjë dhe askujt, përndryshe do të përfshihesha në probleme serioze”. Atëherë ai më pyeti nëse do ta shoqëroja në krevat. Më pas unë e pyeta se si është e mundur një gjë e tillë”, vazhdoi Danielle.

RonaTyra

Në po të njëjtin ditë, Kadi është një tjetër femër e cila pretendon se sigurimi i këngëtarit e kishin ftuar atë të shkonte në dhomën e Justin, në vitin 2015.

“Unë i kërkoja që të ndalonte, dhe nuk mund të bëj marrëdhënie seksuale me dikë që nuk ka prioritet martesën. Më pas e shtyva me këngë dhe u largova nga dhoma”, kishte shtuar ajo.

Kjo e fundit, sipas deklaratave të dhëna kishte përfunduar në trajtim për shëndetin mendor, pas asaj që kishte përjetuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu