Vlerësime pozitive për Muriqin dhe Hadergjonajn

0
Gjigandi

Ka përfunduar ndeshja Kasimpasa – Fenerbahce në Superligën e Turqisë.

Florent Hadergjonaj e ka fituar ndeshjen ndaj Vedat Muriqit me rezultat 2 me 0. Ishte një ndeshje pa shumë raste dhe pa shumë atraktivitet, por që në fund Kasimpasa u treguar e saktë në dy rastet e saj më të mira.

Golat u shënuan në pjesën e dytë, Thiam në minutën e 54’ dhe Erdogan në minutat shtesë.

Përgjithësisht ishte një ndeshje jo shumë rezultative për Vedat Muriqin i cili nuk pati raste të pastërta para golit.

RonaTyra

Në anën tjetër ishte një paraqitje fantastike nga Florent Hadergjonaj për Kasimpasa, sidomos në aspektin defanziv.

Të dy futbollistët kosovarë, Hadergjonaj dhe Muriqi luajtën për 90 minuta të plota në këtë takim.

Janë publikuar notat e të dy lojtarëve, atje ku janë vlerësuar pozitivisht me nota 7.2.

Image

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu