Jonida Maliqi detyrohet ta fshijë postimin dhe t’iu kërkojë falje fansave

0
Gjigandi

Jonida Maliqi është detyruar t’iu kërkojë falje fansave.

Jonida Maliqi së fundi ka publikuar një fotografi, e cila bëri fansat të reagojnë.

Në atë foto, këngëtarja është shfaqur pranë dy majmunëve të vegjël, të cilët në qafë kishin zinxhirë.

Ajo u akuzua për mungesë ndjeshmërie ndaj fansave, gjë që e detyroi ta fshinte postimin dhe t’iu kërkojë falje fansave.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I JONIDËS, PA NDËRHYRJE:

RonaTyra

“Kane ardhur ne adresen time shume akuza per mungesen e ndjeshmerise ndaj Kafsheve.

Sme duket normal sensi ekstrem i gjykimit por mirekuptoj ndjeshmerine tuaj ndaj fenomenit qe me ka bere te reflektoj.
Kerkoj ndjese nese kam prekur ndjeshmerine e dikujt.
Ishte nje kalim i thjeshte prane nje Majmuni,kafshe qe e kam dashur qe femije!
Nuk mendova gjate, dalja ne foto ishte spontane dhe skishte per qellim evidentimin e zinxhireve qe nuk i kisha vene re. Mendoj si ju! Eshte e gabuar qe Kafshet te lidhen me zinxhire! Mendoj qe edhe moda dhe pasioni per fotografine duhet te kapercejne tundimin per te dale ne foto me nje Kafshe qe abuzohet! Por s’do te ishte ne fuqine time ta ndryshoja fatin e asaj Kafshe! Ajo qe mund te bej per t’ju respektuar juve dhe per te thene timen mbi fenomenin eshte te fshij foton!
Sikurse njerezit edhe Kafshet duhet te jetojne Lirine si dhuraten me te madhe.
Faleminderit per mirekuptimin!”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu