Jepet dënimi i parë në Shqipëri për dosjen “Habilaj”/ 10 vite burg për Armando Koçerrin, u kap me 4 ton lëndë narkotike

0
Gjigandi

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 10 vite burg Armand Kocerrin i akuzuar si pjesë e grupit kriminal Habilaj. Ai u dënua për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, trafik droge, armëmbajtje pa leje. Dënimin me 10 vite Armand Kocerri e përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, pasi u ul 1/3 së dënimit.

Kocerri u arrestua në Vlorë në banesën e tij në Babicë në vitin 2017 me 4 ton lëndë narkotike. Ai është i pari i dënuar në Shqipëri për këtë dosje, pasi tetë anëtarët e grupit Habilaj, Moisi Habilaj, Florian Habilaj, Fatmir Minaj, Nezar Seiti, Sabaudin Çela, Tigrens Mesuraj, Meridian Sulaj dhe Armando Sulaj ndodhen në Itali ku janë dhe duke vuajtur aktualisht dënimin e dhënë nga gjykata italiane.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu