Jennifer Aniston vetëm pak javë më parë hapi një llogari në Instagram, e që në postimin e parë bëri që miliona fansa t’i bashkohen.
E njohur për thjeshtësinë dhe natyrën pa komplekse, 50-vjeçarja vijon ende të cilësohet si një ikonë e bukurisë botërore.
Ditën e sotme aktorja 50-vjeçare ka publikuar në ‘Instagram’ një foto pa make up e madje duke shfaqur e mos fshehur as thinjat apo rrudhat e moshës.
Në një kohë filtrash e photoshopi ky postim i aktores është një mësim dhe leksion mbi bukurinë natyrale.