“Jam krenar që kam një vajzë si ti!”/ Mesazhi i babait që përloti moderatoren Arbana Osmani

0
Gjigandi

Këtë mbrëmje rrugëtimit të programit “Dua të të bëj të lumtur” i erdhi fundi duke ulur siparin e sezonit të katërt dhe duke na lënë takim sezonin e ardhshëm. Në çdo episod të fundit të emisionit, moderatorja Arbana Osmani i bën surpriza stafit të saj duke treguar video me momentet më gazmore të tyre dhe duke i dërguar nëpër udhëtime.

Këtë herë stafi i programit pa dijeninë e zonjës së shtëpisë, kishin sjellë në studio babain e Arbanës, zotin Demir Osmani. Zoti Demir është një personazh i njohur dhe është shfaqur disa herë nëpër ekrane të ndryshme, por ishte hera e parë që ishte në të njëjtën studio televizive me vajzën e tij.

Moderatorja u shtang teksa pa babain e saj të futej në studio dhe jo personazhin që ajo priste. Arbana rrëfeu se ishte hera e parë që ishte në një studio me babain e saj, por gjithashtu tha se kritikuesi i parë kishte qenë vetë ai. “Për mua ishte hera e parë që isha autore e një programi, pra kur nisa projektin e Dua të të bëj të lumtur, prisja që kritikat e para t’i merrja nga mami, por jo ishte vetë babai që më kritikoi duke më thënë se nuk e pëlqente programin.”,- tha moderatorja.

Nga ana tjetër zoti Demir u shpreh se ishte krenar për arritjet e Arbanës dhe se ishte krenar që kishte një vajzë si moderatorja.

“Për mua është krenari që tashmë kur shkoj diku nuk më njohin më si Demiri, por si babai i Arbanës. Jam tepër i lumtur që ti je shndërruar në një model, prandaj të them vazhdo në këtë rrugë sepse kjo është rruga e duhur. Ti je ndryshe nga ne të gjithë, sepse jë bamirëse, prandaj jam shumë po shumë krenar për ty.”,- u shpreh zoti Demir.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu