Ja si të veproni kur ndiheni të lodhur dhe pa energji…

0
Gjigandi

Është e natyrshme që çdo individ të kalojë emocione të ndryshme, kur përballet me sfida të reja çdo ditë. Mund të ndodhë që ndërsa në disa ditë mund të ndjeheni pozitivë, në ditë të tjera, mund të ndjeheni të rrethuar nga një re negativiteti dhe dyshimi.

Në këto ditë, kur mendja po ndihet veçanërisht e lodhur dhe tepër rrëmujë, mund të provoni disa teknika të thjeshta për ta bërë veten të ndjeheni pak më mirë. Sipas ekspertëve këto aktivitete garantojnë përmirësim të gjendjes shpirtërore.

Kujdesi për veten është shumë i rëndësishëm. Nëse ndiheni pa humor,  mund të shihni filmin tuaj të preferuar, për të rifituar energjitë e nevojshme për pjesën tjetër të ditës.

Merrni pak kohë për veten për t’u qetësuar edhe në mes të një dite të ngarkuar.

Kur filloni dhe ndjeheni pak më mirë filloni të përgatitni ushqimin tuaj të preferuar. Kur nuk ndjeheni mirë, ushqimi mund të jetë ilaçi i duhur. Këshillohet që nëse mundeni të gatuani për gjithë familjen, pasi gatimi konsiderohet të jetë një aktivitet mjaft relaksues dhe që i jep mendjes tuaj paqe.

RonaTyra

Kur ndjeheni negativë dhe të vetmuar mund të telefononi familjen tuaj dhe të flisni me ta. Ose mund të komunikoni me miqtë tuaj dhe të organizoni diçka së bashku.

Nëse po kaloni një ditë jo të mirë, mundohuni të qëndroni larg mediave sociale. Postimet e individëve të tjerë mund të ndikojnë në gjendjen tuaj emocionale, duke e përkeqësuar atë.

Planifikoni për të ardhmen edhe nëse tani mund të duket e pasigurt. Gjërat do të përmirësohen dhe kur ato të ndodhin, do të duhet të vendosësh planet e tua në zbatim. Mos hiq dorë nga pasionet dhe ëndrrat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu