Gratë bëjnë më shumë zhurmë dhe rënkojnë gjatë seksit nëse janë duke tradhtuar partnerin me dikë tjetër.
Në një sondazh të ri, 88 për qind e femrave e pranojnë se janë më të zhurmshme se partnerët e tyre gjatë seksit. Ndërsa 64 për qind e meshkujve e konfirmojnë se partnerja e tyre është më e zhurmshme gjatë seksit.
Nga ana tjetër, edhe burrat nuk ngurojnë të pranojnë se kënaqen më shumë kur partnerja rënkon gjatë. Shtatë nga dhjetë meshkuj thonë se u pëlqen kur partnerja bën zhurmë. Ndërsa 62 për qind e femrave thonë se u pëlqen kur meshkujt bëjnë zhurma dhe rënkojnë gjatë seksit.
65 për qind e meshkujve dhe 63 për qind e femrave thonë se kanë dëgjuar çiftet e tjera teksa bëjnë seks.
Edhe pse 2 në 3 gra pranuan se shpesh herë e teprojnë në të bërtitura me qëllim që të ndihmojnë partnerët të arrijnë më shpejt në orgazëm, 71% e tyre deklaroi se rënkojnë vërtet.
Sipas studimit të botuar në Arkivat e Sjelljes Seksuale, 92% e të anketuarave beson se të bërtiturat gjatë seksit ngrenë psikologjinë e partnerit, ndërsa 87% e tyre janë të zhurmshëm pikërisht për këtë arsye.
Sipas të njëjtit studim gratë ndiejnë kënaqësi më të madhe kur partneri i tyre erotik shpreh me zë të lartë kënaqësinë e vet.
Gjithashtu ka dhe një shpjegim shkencor lidhur me ndërtimin e gjinisë femërore. Fakti që mbaresat nervore përreth klitorit janë më të theksuara se ato në zonën përreth penisit të mashkullit, i bën femrat të përjetojnë orgazma të shumëfishta e të fuqishme.
Shkencëtarët thonë se nuk ka asnjë arsye se përse femrat duhet të bëjnë më shumë zhurmë se meshkujt gjatë seksit.