IVMT rikthehet në Shëngjin për shembjen e objekteve pa leje/ Pronari: Është hera e dytë që ma prishin, kam leje ndërtimi

0
Gjigandi

Inspektorati vendor i mbrojtjes së Territorit u rikthye këtë të mërkurë për shembjen e një objekti në zonën e Kunes në Shëngjin.

Lokali me bazament betoni dhe konstrukt druri kishte ngelur pa u shembur, pasi kishte qenë në proces gjyqësor.

Shembja u kundërshtua nga pronarët ku nuk munguan as debatet, pasi pretendonin se nuk kishte vendim për shembje.

“Kam që në 2005 dhe e kam me leje ndërtimi, ma kanë prishur njëherë, kam fituar gjyqin, e kam pas prapa një kat, ma kanë prishur prap kot, jam me masë sigurie në gjykatë, pa një vendim shembjeje vetëm me fjalë goje. Arsyeja dihet pse më shembet, biznesi i madh, ato biznesmenët e mëdhenjtë, ne të vegjlit nuk mund të hamë, nëse Bashkisë i kam një lekë borxh, kanë të drejtë ta shembin. S’ka asnjë vendim, vetëm në gjykata inshallah më jep prap të drejtë. Kam 20-vjet në këtë vend, ndoshta dhe kokrrat e rërës i kam numëruar një e nga jo, jo më për t’i pastruar. Të ishte e paligjshme ikja vetë. Si ka mundësi që mi morën lekët, shteti vetëm për të marrë është?Ça ndihme më dha shteti mua, kërkoj vetëm drejtësi, asgjë tjetër”, tha një nga pronaret.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu