Ishte deklaruar i zhdukur, i riu nga Kavaja gjendet i vdekur dhe i groposur në Maqedoni

0
Gjigandi

Një djalë i ri nga Kavaja, i cili prej tre muajsh ishte deklaruar i zhdukur, është gjetur i vdekur dhe i groposur në Maqedoni.

Bëhet fjalë për 35-vjeçarin nga Kryevidhi i Kavajës, Riku Beu.

I riu është gjetur i vdekur në Shkup të Maqedonisë, i groposur.

Ka qenë analiza e ADN-së, në trupin e pajetë të gjetur pak ditë më parë të groposur, ajo që ka konfirmuar identitetin e viktimës.

Rezultatet e ADN-së ju janë komunikuar familjarëve, ndërkohë që rrethanat e vdekjes së Beut nuk bëhen me dije.

RonaTyra

35-vjeçari rezulton i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Viktima njihej edhe me emrat Tauland dhe Shyqyri Beu, i cili dyshohej se transportonte kanabis sativa drejt Maqedonisë, për llogari të një grupi nga Elbasani, duke kaluar ilegalisht kufirin. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu