Familja e një ish-marinsi ka mbetur zemërthyer dhe krejtësisht e çoroditur nga lajmi se trupi i pajetë i Ronald Wayne White ishte gjetur në banesën e tij në Teksas.
Ronald kishte tre vjet që kishte ndërruar jetë, por të afërmit nuk dinin gjë. E ëma, Doris Stevens ende nuk po arrin ta marrë veten nga vdekja misterioze e të birit, për të cilin thoshte se ishte zhdukur që nga viti 2016.
“Nuk e përballoj dot, janë tre vjet, nuk di sesi mund t`i bëj ballë një situate të tillë”, është shprehur ajo për mediat vendase.
Trupi i White u gjet në kuzhinën e shtëpisë së tij, dhe ky zbulim ndodhi rastësisht, sepse në të kundërt, nuk dihet edhe për sa kohë do të ishte dergjur atje. Punonjësit e mirëmbajtjes kishin tentuar të hynin në apartament sepse menduan që kishte probleme me tubat e ujit.
E ëma kishte nisur të shqetësohej shumë për mungesën e të birit që lëvizte shpesh jashtë kufijve për çështje pune, kur ai nuk e mori në telefon për ditëlindjen e vet, gjë që siç thotë Doris, nuk ndodhte kurrë. “ Këtë ditë ai nuk e humbiste kurrë,” thotë gruaja. ”Më telefononte kudo që të ishte, në Egjipt, Filipine, nga çdo vend“, vazhdoi ajo.