Ish-drejtuesi i La Masia-s: Barça ka bërë një nga gabimet më të mëdha në dekadën e fundit

0
Gjigandi

Ish-zbuluesi i talenteve i Barcelona-s, Joan Vila, beson se katalanasit do të pendohen për largimin e Takefusa Kubo-s.

Vila ka qenë drejtori i metodologjisë te La Masia dhe një figurë kyçe në zhvillimin e stilit “tiki-taka”.

Japonezi ka qenë një lojtar i moshave të Barçës para se të detyrohej të kthehej në atdhe si pjesë e ndëshkimit të FIFA-s për shkeljen e rregullave për nënshkrimin e lojtarëve nën moshë.

Kubo nënshkroi me Real Madrid verën e kaluar dhe u transferua me  formulën e huazimit te Mallorca.

“Është një nga gabimet më  të dha të Barçës në dekadën e fundit. Do të pendohemi që e lamë Kubon të largohet dhe të shkojë te Real Madrid”, ka thënë Vila për AS.

RonaTyra

“Të lësh të largohet një talent të tillë është diçka serioze, por është akoma më keq nëse është një sulmues, që janë shumë të kërkuar në merkato”.

“Ai nuk ka frikë nga asgjë. Me talentin dhe inteligjencën që ka, ai do të bëhet shumë shpejt një nga më të mirët në botë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu