Ish deputeti i përndjekur nga Serbia e Millosheviqit, dikur kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës! Ja çfarë bën sot

0
Gjigandi

I qetë, fjalë pak, i fjalës e trim i madh në kohërat e ndryshme! Po kush nuk e njeh ish deputetin e kohës së viteve më të vështira (fundviteve të 80-ta), Sabri Hashani.

Në vitin 1990 ka qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës, kur e shpallën deklaratën e 2 Korrikut, Kosova si njësi e barabartë e federatës ish jugosllave dhe me 7 shtator 1990, u mbajt edhe Kuvendi i Kosovës në Kaçanik, duke e miratuar Kushtetutën e cila e shpalli Kosovën Republikë. Ai edhe në arkivin e TVP-së (sot RTK), dëshmohet për guximin që kishte e që besa edhe për fjalë të forta. 

Sabri Hashani, burri i fortë e patriot, por edhe shpirt sportisti. Ai ishte halë në sy për regjimin serb të kryekasapit Sllobodan Millosheviq.

Majtas Sabri Hashani, në mes Presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova dhe djathtas Driton Rrahmani, kapiten i Besianës atëkohë

RonaTyra

Hashani në asnjë moment nuk u tremb, e kishte atakuar me fjalë të ashpra edhe Gjorgje Bozhoviqin,  e ky shovenist ishte kryetar Kuvendi i asaj kohe. 

Në ato vite ishte i përndjekur nga regjimi serb jo vetëm Hashani por të gjithë deputetët shqiptar. 
Hashani një kohë ka qenë në ekzil. 

Nga viti 2000 deri në 2008, edhe kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, personalitet i fortë, emër që nuk harrohet dhe që çmohet shumë për veprat që ka bërë në shërbim të shtetit të Kosovës.

Image

Çfarë bën sot? Sot jeton jetë të lirë në Republikën e Kosovës, i qetë dhe është në pension. Është krenar për të gjitha që ka bërë. 

Mos të harrojmë, Sabri Hashani është edhe mik i madh i Agim Ademit, kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, po ashtu edhe i Bajram Nezirit, ky i fundit një kohë të gjatë administrator në FFK dhe në kohërat më të vështira, po ashtu edhe i Haki Demollit, ish nënkryetar i FFK-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu