Shtetet e Bashkuara vranë kreacionin e vet, tha sot ministri iranian i Informacionit dhe Teknologjive të Komunikimit Mohammad Javad Azari Jaromi, duke komentuar raportet që lideri i Shtetit Islamik Abu Bakr Al Baghdadi vdiq në një sulm ajror amerikan në Siri.
“Ju thjesht vratë krijimin tuaj,” shkroi ai në llogarinë e tij në Twitter, duke shtuar se kjo nuk ishte një “punë e madhe”.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha më herët sot se udhëheqësi i Shtetit Islamik ishte vrarë në një sulm të kryer nga forcat amerikane në provincën Idlib të Sirisë gjatë natës.