Mitat Tola nuk do të jetë më drejtues i policisë rrugore.
Burime për RTV Ora bëjnë me dije se ai është larguar nga detyura dhe në vend të tij është emëruar Edmond Targaj, i cili deri tani mbante detyrën e shefit të Sektorit në Forcën Lëvizëse Operacionale dhe më herët ka drejtuar edhe Policinë e Dibrës.
Ende nuk dihen arsyet e këtij ndryshimi dhe as pozicioni që do të mbajë në vijim Tola.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se është shkarkuar nga detyra edhe edhe drejtori i policisë së Lezhës, Ferdinand Mara.
Në vend të tij është emëruar Erigert Mitri emërohet drejtor i Policisë së Lezhës. Ora News