Rudina Hajdari: Komisioni i Venecias faktoi qëndrimin e opozitës, Meta shkeli Kushtetutën – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Kryetarja e grupit parlamentar demokrat në Kuvendin e Shqipërisë, Rudina Hajdari thotë se komisioni i Venecias faktoi qëndrimin e opozitës parlamentare se Presidenti Ilir Meta shkeli Kushtetutën.
“Komisioni i Venecias faktoi qartazi qëndrimin që Opozita Parlamentare ka pasur ndaj shkarkimit të Presidentit të Republikës për shkelje të Kushtetutës, duke tejkaluar kompetencat e tij nëpërmjet zhdekretimit të datës së zgjedhjeve të 30 Qershorit. Cili ka qenë dhe është qëndrimi i Opozitës Parlamentare?

Pro rezolutës për shkelje dhe tejkalim kompetencash të Presidentit të Republikës, por kompetenca për të vendosur nëse ajo shkelje ishte një shkelje e rëndë ose jo i takon vetëm Gjykatës Kushtetuese.
Sot e në vijim, ne, Opozita Parlamentare, në bashkërendim dhe me përkrahjen e Aleatëve Ndërkombëtarë do të vijojmë rrugën që kemi nisur drejt një Shqipërie Europiane, me një reformim në drejtësi, në sistemin zgjedhor, dhe plotësimin e kërkesave drejt hapjes së negociatave për Shqipërinë në BE” tha Rudina Hajdari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu