Ende flitet se si vdiq legjenda e basketbollit dhe e sportit të Kroacisë, Drazhen Petroviq.
Basketbollisti kroat i asaj kohe ka qenë edhe idhull i disa shqiptarëve në Kosovë, që e pëlqenin lojën e tij.
Ai vdiq në moshën 28 vjeçare pikërisht me 7 qershor të vitit 1993, në një autostradë afër Ingolstadtit të Gjermanisë.
Kombëtarja kroate u kthye nga Polonia me aeroplan, por Drazhen Petroviq u nis në makinë.
Klara Szalantzy, një modele gjermane me rrënjë hungareze, ishte duke vozitur golfin e kuq dhe për shkak të pamjes së dobët, vajza e re nuk e ka pa kamionin, kështu që u përplas me të.

Edhe në foto shihet se si u ngul golfi në kamion ku humbi jetën lojtari i madh kroat, që atëkohë luante m NBA, për ekipin New Yersey.