Data e 3 majit të vitit 2016 shënon fitoren më të madhe në histori për futbollin e Republikës së Kosovës!
Në kohën kur president i FFK-së ka qenë (tani i ndjer) Fadil Vokrri, futbolli i Kosovës u pranua në instancat më të larta të futbollit evropian, UEFA.
Dhe për habi të të gjithëve, një njeri që kishte ngrënë bukë nga shqiptarët në vitin 1986 e 1987, reagoi i pari dhe me një kolumne!
Ai ishte serbi Millovan Gjoriqi, i rritur në Uzhicë dhe i frymëzuar nga klubi më i urryer në Ballkan, Cërvena Zvezda nga Beogradi.
Kur FFK u pranua në UEFA, i gjori Gjoriqi e kishte përjetuar rëndë dhe kishte dal me një shkrim të tij.
Gjoriqi ka qenë kryetrajner i klubit të futbollit Prishtina në vitin 1986-1987, kur bënte gara në elitën e futbollit ish jugosllav.
Ky Gjoriqi, edhe vet e kishte pranuar para një kohe në media serbe, se ka marrë para të mira dhe po ashtu ajo kryesi e vitit 1986-1987 ia kishte ble edhe një banesë në Beograd.
“Të gjithë jemi të vetëdijshëm se sa para kanë investuar shqiptarët për të fituar pavarësinë, dhe ata nuk kanë kursyer më pak kur bëhet fjalë për sportin”, kështu ka shkruar Gjoriqi me 3 maj të vitit 2016, në orët e vona në një shkrim të tij në “Kurir”.
“Serbia dhe federata jonë kanë bërë gjithçka në vitet e kaluara për të parandaluar hyrjen e të ashtuquajturve Kosovë në UEFA.
Ne luftuam aq sa mundëm dhe e shtynim vazhdimisht pranimin e saj.
Është e qartë se pas pranimit të së ashtuquajturës Kosova në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar nuk kishte as një shans teorike t’i ndalonim më. Ne nuk kishim fuqinë ose ndonjë mundësi për të ndikuar në gjëra të tilla.
Ne duhet t’i drejtohemi vetes dhe punës që të ecim përpara. Kemi shumë probleme në lidhje me ekipin kombëtar dhe tani gjëja më e rëndësishme është që të bashkohemi dhe të organizohemi mirë para kualifikimeve të ardhshme për Kupën e Botës, e cila do të zhvillohet në Rusi në vitin 2018”, kështu kishte shkruar mes të tjera Gjoriqi, duke shprehur hapur qëndrimet e tija kundër shqiptarëve, duke harruar se sa para të majme mori në ato vite dhe banesën që ia kishin ble në Beograd gjatë vitit 1986-1987.