I dënuar në Angli për drogë, kush është shqiptari që shmangu dëbimin: Më vrasin për…

0
Gjigandi

Është dënuar dhe ka arritur t’i shpëtojë dëbimit nga Britania e Madhe duke vendosur në dilemë dhe vështirësi autoritetet për shkak se ka dëshmuar se është në hakmarrje në vendin e tij. Resul Rahova, një shqiptar i dënuar për drogë në Angli historia e të cilit ka zënë jo pak hapësirë në mediat më të njohura vendase.

Rahova është dënuar me gjashtë vjet për drejtimin e makinës së tij duke shkelur rëndë rregullat e qarkullimit me të cilën kishte rrezikuar jetën e një efektivi policie, ndërkohë që në mjet pas kontrollit i është gjetur një sasi kokaine me vlerë 1 milion paund. Ai ka arritur të shmangë dëbimin me argumentin se ai do të rrezikohej nga gjakmarrja, nëse do të dërgohej në shtëpi.

David Spencer, drejtor i hulumtimit në Qendrën për Parandalimin e Krimit, tha se është skandaloze që ka mijëra kriminelë të huaj që jetojnë lirshëm në komunitetet vendase, kur duhet të ishin deportuar prej kohësh.

Ndërkohë, Rahova pasi arriti në Britani në tetor 2011, atij iu dha statusi i refugjatit me leje të kufizuar për të mbetur deri në shkurt 2017. Ai u dënua me gjashtë vjet burg për veprat penale të trafikut të drogës në vitin 2016, po arriti të shmangte dëbimin e Ministrisë së Brendshme vitin tjetër, duke argumentuar dhe bindur drejtësinë se ai ishte në rrezik gjakmarrjeje në Shqipëri, transmeton Dayli Mail.

RonaTyra

Por ndërkohë që shqiptari është lejuar të qëndrojë në Britani, një tjetër rast po bën bujë në vendin ishullor, dhe ka të bëjë me një irakian. Ai është liruar gabimisht nga burgu dhe vazhdoi të bëhej drejtues i njohur i grupeve trafikuese. Refugjati irakian dhe tregtari i dënuar i drogës Serook Saeed, 33 vjeç, shmangu dëbimin pasi u lirua herët nga burgu gabimisht dhe argumentoi se jeta e tij do të ishte në rrezik në Irak, ndërsa tani është përsëri prapa hekurave.

Rastet në fjalë sipas kritikëve në Britani nxjerrin në pah pengesat ligjore, me të cilat përballen autoritetet kur përpiqen të dëbojnë kriminelë seriozë të huaj.

Në atë kohë (viti 2016), 22-vjeçari Resul Rahova u pikas nga policia në Manns Road, Edgware, në Londër, më 1 Gusht, kur së bashku me shqiptarin tjetër Bashkim Gurguri u pa nga policia teksa merrnin nga makina tip “Mazda” e 22-vjeçarit, një çantë të madhe me kokainë.

Një nga oficerët tentoi t’i ndalonte, por Rahova i dha gaz makinës duke drejtuar mjetin drejt oficerëve të tjerë që ndodheshin pranë trotuarit. Efektivëve u larguan prej aty për t’iu shmangur goditjes nga makina e shqiptarit. Kurse 46-vjeçari Gurguri u ndalua në rrugë, duke mbajtur çantën me 11 pako me kokainë të cilësisë së lartë. Sipas policisë, nëse do të shitej në rrugë, të ardhurat nga kokaina do të ishin 1 milion paund. Një javë më vonë, policia gjurmoi Rahovën teksa futej në një shtëpi në Twickenham, ku edhe e kanë arrestuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu