Hyseni kishte një kusht ‘interesant’ për t’u pajtuar me Unikkatilin

0
Gjigandi

Rezistenca e Unikkatilit sa i përket performimit të diss-it ‘Ju ha për s’gjalli’ në sytë e shumëkujt ishte e habitshme.

‘Pe lojmë rahat Hysenin sot. Ma mirë me i sha shk**et [serbët] se shqiptarët’ – deklaroi mes tjerash Unikkatili i cili pas insistimeve të vazhdueshme të fansave u detyrua të ‘dorëzohet’ dhe ta këndojë këtë këngë.

Prince Double H u prononcua për Prive për rastin duke shpalosur gjerë e gjatë versionin e tij të ngjarjes.

‘Është e vërtetë që ka pasur tentime nga disa dashamirë që ta përfundojnë „Beefin“ mes neve dyve. Kam pas mundësinë që ta pengoj koncertin, që të mos ketë koncert hiq por ndërmjetësuesit me kanë bindur që mos ta pengoj koncertin shkaku që moto e tij ishte „Bashkimi i trojeve shqiptare dhe Mitrovicës“. Ka pasë sinjale nga ana tjetër që do jenë të gatshëm të përfundojë „Beefi“ per hir të Shqiptarisë dhe për hir të rinisë, që të bëhemi të dy shembull për rininë tonë nga ndërmjetësuesit, që në koncert nuk do të ketë sharje apo diss kundër meje.’ – deklaron Hyseni.

Ai tutje është shprehur që me lëshimin e ‘Ju ha për s’gjalli’ në koncertin e mbrëmshëm ka përfunduar çdo lloj mundësie e pajtimit.

RonaTyra

‘Ky ka qenë kusht që të përfundojë ‘beef’-i. Pala tjetër siç po shihet nuk e mbajti fjalën dhe në koncertin kishe për bashkim të trojeve tona dul dhe gjujti sharje në drejtim timin. Me këtë gjest ka përfundu gatishmëria për pajtim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu